Lajme

Qeveria e Kosovës miraton pakon e 19-të të masave ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në kontekst të situatës në Ukrainë.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Kosova ka miratuar më parë 18 pako të tilla, me të fundit të miratuar në shtator të vitit 2025.

Ai theksoi se sanksionet e reja janë në përputhje me masat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka theksuar se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirisë së njeriut, dhe se vendimi i Qeverisë kontribuon në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në.

“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimeve me mallra ushtarakë, shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe ndërmerr masa lidhur me kontrollin e lëvizjes së diplomatëve rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimin dhe deportimin e fëmijëve ukrainas. Masat përfshijnë masa ndaj Bjellorusisë”, tha Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button