Në kohë fushate, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një tjetër vendim.
Qeveria e Kosovës ka miratuar dhënien e 100 hektarëve tokë për zgjerimin e infrastrukturës së FSK-së.
Toka është ndarë në shfrytëzim në rajonin e Batllavës.
Muaj më parë, FSK-ja ka shpronësuar dhe marrë në shfrytëzim prona edhe në Babaj të Bokës, Suharekë, kodrën e Cernushës në Mitrovicë, Kazermën e Llukarit dhe Aeroportin e Dumoshit, ndërsa janë përfunduar shpronësimet në Aeroportin e Gjakovës
“Pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, konkretisht prona shoqërore “Batllava”, me një sipërfaqe prej 100 hektarësh, do të përdoren për ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.