Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar për situatën me grevën në arsim, duke e kritikuar ministren Arbërie Nagavci.
Berisha mendon se ministrja Nagavci nuk është e aftë ta ndalojë grevën, pasi sipas saj “preokopim” mbetet frizura dhe dukja e saj.
Postimi i plotë:
Një qëndrim – një frizurë.
Arbërie Nagavci, u bë tebdil.
Në njërin portal u bën thirrje mësimdhënësve ta ndërprejnë grevën – me frizurë boby – të shkurta;
– Në tjetrin portal me flokë të gjata me dredha;
– në portalin e tretë, frizurën fenir.
– Në portalin e katërt – me punxhë.
– Me një rast i fluturojnë shishkat sikur ndodhet me hundë para ventilatorit.
Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë.
P.S. Në anën tjetër, Kryeministri po e pengon Serbinë të bëj gabime. Po ndërhyh në gabimet e armikut.
Serbisë, po ia zbulon planin ‘sekret’ për sulm ndaj Kosovës.
Qeveri e trentë.