Pas vërshimeve që erdhën si pasojë e reshjeve të shiut, situata në Mitrovicë është qetësuar, shkruan GazetaDemos.
Uji tashmë është larguar nga qendra e qytetit, ndërkaq që ka rënë edhe niveli i ujit në lumin Lushta.
Kështu është bërë e ditur përmes disa fotografive që janë publikuar nga mediat lokale të Mitrovicës.
Ndërkaq, njëri nga qytetarët që ka qenë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet, përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë munduar të japin maksimumin.
“Falenderoj Zotin që na mundësoj që sod ti sherbejm qytetit dhe të gjith ata djem që nuk jan në këtë foto e që dhanë maksimumin që sado pak ti dalim në ndihm qytetit tonë”, ka shkruar Flamur Imeri.