Avokati Artan Qerkini vlerëson se me aq sa ka pasur mundësi ta përcjellë dhe aq sa kanë qenë seancat publike në Gjykatën Speciale, e ka parë një involvim të madh të gjykatës në procedurën e provave.
“Sidomos në shtetet me traditë anglo-saksone, gjykata është menaxhuese e procesit dhe në fund vendimmarrëse, por nuk involvohet shumë në administrimin e provave sepse atëherë mund ta humb paanshmërinë e vetë”.
“Ka shkuar përtej menaxhimit sepse ka pasur raste ku më shumë ka parashtruar pyetje trupi gjykues, sesa vet prokuroria. Atëherë çdo involvim i trupit gjykues në administrimin e provave do t’i shkojë në favor njërës palë – ose prokurorisë, ose mbrojtjes. Në këtë rast gjykata do ta humbë paanshmërinë, dhe ideja pse gjykata duhet të përmbahet nga involvimi në procedurën e provave është se mund të duket se po e humb paanshmërinë, dhe me këtë jam befasuar”, deklaroi Qerkini