Pamje të tmerrshme janë shfaqur sot në rrugën Mitrovicë – Vushtrri.
Aty është pa një kamion me disa qen të ngordhur, derisa nuk dihet se kujt i takon ky kamion.
“Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se kjo veturë nuk është e tyre dhe nuk ka lidhje me ta. Atëherë kush qëndron pas kësaj? A ka ndonjë institucion që do të marrë përgjegjësi për këtë krim ndaj kafshëve? Si aktiviste e të drejtave të kafshëve, si gazetare e edhe si qytetare e thjeshtë kërkojë transparencë dhe hetim urgjent nga organet kompetente!”, deklaroi gazetarja Ajda Shukriu.