Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qëndron Kastrati: Autoritetet serbe më pyetën “a e njeh Fatmir Limajn”

    17/08/2022 22:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë detaje për ndalesën nga autoritetet serbe më 13 gusht të këtij viti, derisa po kalonte transit nëpër Serbi.

    Kastrati ai ka treguar se gjatë ndalimit, i janë bërë pyetje politike, mirëpo thotë se ka refuzuar të përgjigjet.

    “Kanë thënë se duhet me prit se dikush do të vijë dhe të ju intervistojë. Pas kësaj kanë ardhur dy persona civilë – nuk kanë pasur ndonjë shenjë identifikuese. Më kanë kërkuar ta fik telefonin, pastaj më kanë bërë pyetje politike. Në asnjë moment nuk është diskutuar se pse po kaloj nëpër shtetin e Serbisë”, tha Kastrati për Klan Kosova.

    Gjithashtu, ai thotë se është pyetur edhe rreth largimit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se a e njeh liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

    “Jam pyetur ‘pse je larguar nga Lëvizja Vetëvendosje’ ose ‘a e njeh personalisht Fatmir Limajn’”, tregon Kastrati.

    Ai tha se ka refuzuar të iu përgjigjet këtyre pyetjeve duke thënë se ai i di të drejtat e tij dhe së këto pyetje nuk janë relevante.

    “Pas 30 minutash, sërish tentonin të hyjnë në tema politike. Unë sërish kam refuzuar. Pastaj pas 30 minutash kanë provuar edhe një herë – kjo si duket ishte si strategji e tyre për ta parë nëse jam i gatshëm të flas më shumë. Unë kam kërkuar që të prezantohet urdhri i prokurorit dhe arsyeja se pse i është pamundësuar të kalojë nëpër Serbi. Ata ma kanë dhënë një dokument që shkruhej në cirilik të cilin shkrim unë nuk e njoh”, tha Kastrati.

    Artikuj të ngjashëm

    Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun

    Çfarë kërkonte Fatmir Limaj në telefonin e tij pak para nisjes së seancës

    Me VV-në apo opozitën? Zyrtari i Nismës tregon qëndrimin e partisë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.