Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë që tronditi sot Suedinë, pas një sulmi në një shkollë në Orebro.
Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se shkollat duhet të jenë vende mësimi e jo frike dhe terrori, duke shtuar se në këto momente qëndron me popullin suedez, shkruan IndeksOnline.
“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Orebro, Suedi, është tronditës. Shkollat duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkroi Osmani.
Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në një shkollë ne qendër të qytetit, teksa autoritetet po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rasti