Ali Sefaj nga iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë”, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestën e dytë që do të zhvillohet kundër shtrenjtimit të rrymës, shkruan Gazeta Express.
Ai i ftuar në Frontal në T7 ka ftuar qytetarët që ta ngrisin zërin në mënyrë që jeta në vend të mos vështirësohet më shumë.
‘‘I ftoj qytetarët, nesër i madh i vogël me iu përgjigj ftesës për protestë. Kur të merret vendimi me kanë i pranueshëm për krejt akterët. Nesër ne mblidhemi në sheshin Zahir Pajazit. Po ju ftoj me u bashku me e ngrit zërin për një qëllim të përbashkët, që jeta jonë mos mu vështirësua ma shumë që jeta jonë me kanë e përballueshme. Dhe me gjet zgjidhjen e pranueshme për krejt akterët. Nëse jemi në shesh zëri jonë është aq i fuqishëm sa se scili akter që ka me trajtu këtë vendimmarrje arbitrare e që është Gjykata Themelore në Prishtinë ka me pas parasysh kërkesën tonën dhe shkeljet ligjore që i kanë bë këta gjatë procesit”, ka thënë ai.