Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka shpërndarë aksionin e fundit të Partisë Sociale Demokrate në Lajmet Qendrore në RTK.
Ishte Nol Nushi ai i cili shpalosi një pankartë ku shkruante: Radio Televizioni i Kurtit, këtë aksion Gjinovci përmes një postimi në Facebook e ka quajtur aksion shembullor.
“Ueeee! Qe dora, aksion shembullor”, shkruan Gjinovci.
Kjo protestë e Nushit vjen pas zgjedhjes si drejtor i RTK-së i Rilind Gërvallës, për të cilin u raportua se ishte aktivist i Vetëvendosjes.
Aksionin e ka konfirmuar tashmë dhe kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se tash e tutje lajmet e televizionit publik, janë lajme të partisë, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet. Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë i Gjinovcit: