Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qalaj: Ushtarëve iu mungojnë këpucët, Qeveria të investojë më shumë në ushtri

    12/02/2024 18:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reshat Qalaj, deputet i PDK-së, në RTV Dukagjini ka thënë se raportimi i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ishte korrekt.

    “Mendoj që ka qenë një raportim korrekt për punën që e ka bërë Ministria gjatë vitit 2023”, ka thënë Qalaj. Ai ka thënë se ministri Maqedonci është shprehur se do të angazhohet që problemet që ka tashmë FSK-ja të mos jenë edhe më tutje.

    “Pushteti në vazhdimësi është duke u deklaruar se kanë rritur buxhetin, kanë ndarë më shumë para për blerjen e pajisjeve dhe se janë duke investuar më shumë në ushtri. Ndërsa ne si opozitë jemi dukei kontestuar jo për nga shuma e mjeteve që janë ndarë, por nga qëllimi ku po investohen. Nuk mund të flasim ne për ngritjen e kapaciteteve të një ushtrie kur ushtarët e FSK-së përballen me nevoja elementare”, ka thënë deputeti i PDK-së, duke thesuar se ata përballen me mungesë të uniformave, këpucëve e të tjerë.

    “Ushtarit nuk i intereson se ku është procedura, ai i do pajisjet, transportin, çizmet, këpucët, paisjet. Qëllimi i çdo deputeti, këtë rast edhe të opozitës, është që të ngrisim zërin dhe të përcjellim brengën e ushtarëve të Kosovës për nevojat e tyre”.

    Tutje ai ka shtuar se pushteti po e harron që Lëvizja Vetëvendosje e ka penguar themelimin e ushtrisë së vendit,

    Deputeti është shprehur se investimi në ushtri është investim në sigurinë e vendit dhe se e përkrahë Qeverinë sa herë që ajo investon në FSK. Ai ka kërkuar që në këtë të investohet sa më shumë në ushtri e polici.

    Sipas Qalajt, FSK është “ushtri në krijim” dhe se duhet investuar përtej 2 për qindshit. “Fillimisht të zhvillojmë kapacitetet njerëzore, t’i kemi ushtarët e trajnuar për përdorimin e sistemeve të armatimeve të ndryshmne dhe pastaj të bëjmë blerjen e tyre”.

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.