Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet, por të mos krijohen probleme me partnerët tanë

    16/09/2024 17:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka thënë se është pro hapjes së urës së Ibrit, por sipas tij duhet të hapet me kujdes në mënyrë që të mos krijohen probleme.

    “Çështja e urës është duke u tejzmadhuar, në urë kaqarkullim të qytetarëve, mungon vetëm qarkullimi me vetura, nuk ka pasur nevojë të bëhen ato propaganda që kemi parë, janë cështje populiste, ura duhet hapur por sa i përket cështjes së trafikut është më shumë është simbolikë se sa nevojë, duhet të jemi të kujdesshëm që ura të hapet por të mos krijojmë probleme me partnerët tanë”, deklaroi Qalaj në “Five”.

    Qalaj ka thënë se situata në raport me partnerët tanë janë “keq” me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet. Ai shtoi se situata në veri është edhe “më keq” sepse Kosova ka më pak sovranitet në veri  sepse detyrat që i kishin institucionet e Kosovës i ushtrojnë KFOR-i ato.

    “Fakti që LVV është në pushtet dhe kryeministri Kurti është kryeministër i Kosovës, dhe jo vetëm që veriu është pjesë e dialogut në Bruksel, por janë edhe pjesë që nuk kanë qenë më herët, mendoj që situata është më keq, në raport me partnerët tanë, meqenëse edhe procesi i dialogut ka degraduar, pore dhe rezultatet e marrëveshjeve që janë arrit në Bruksel dhe Ohër janë të degraduara. Situata në veri është me keq, Kosova ka më pak sovranitet në veri për shkak se shumë detyra që i kanë pas Institucionet e Kosovës tash i ushtron KFOR-i, ai ka marrë edhe detyra shtesë në veri të vendit, dhe mendoj që nuk është fare mirë ku aty cdo detyrë duhet kryerë nga policia e Kosovës. Grupe kriminale ka pasur gjithmonë dhe ka, vetëm presin sinjalin e shtetit serb meqenëse ata janë të gatshëm gjithmonë të krijojnë problem, me rëndësi është që Institucionet e Kosovës të jenë prezen”, vijoi Qalaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Qalaj i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës

    Qalaj për arrestimin e Arsenijeviq: Policia duhet të turpërohet nga veprimi

    Paralajmërimi i Konjufcës për një sulm serb, Qalaj: Vetëm popullizëm, jemi në prag të zgjedhjeve

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.