Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qalaj: Propozimi i BQK-së për fazë tranzicioni për dinarin është dashur të ndodhë qysh në fillim

    12/02/2024 21:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka vlerësuar se vendimi i BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit është absolutisht i drejtë, por diskutabile e ka parë mënyrën e implementimit të këtij vendimi.

    Për Qalajn, propozimi i lëshuar sot nga BQK-ja me fazën e tranzicionit prej 3 muajsh, të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb është dashur të ndodhë qysh në fillim.

    Sipas tij, Qeveria është dashur t’i përdorë të gjitha instrumentet që ky vendim të kaloj pa ndonjë zhurmë.

    “Vendimi i marr nga BQK-ja në lidhje me dinarin absolutisht nuk ka ndonjë diskutim që është vendim i drejtë, por krejt ky diskutim që është bërë, qoftë në studio televizive, qoftë në komisione parlamentare apo nga faktorët ndërkombëtarë ka të bëjë më mënyrën e implementimit të asaj rregullore. Qeveria është dashtë që të kujdeset që kur të merret një vendim të jetë i suksesshëm në implementim. Është dashtë që ajo që ka ndodhur sot me këtë propozimin e BQK-së të jetë që nga fillimi. Pra që qeveria t’u lënë hapësirë të mjaftueshëm komunitetit serbë duke i informuar dhe t’i përdorë të gjitha instrumente që ky vendim të bëhet pa ndonjë zhurmë”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

    Më tej, ai ka komentuar edhe protestën e sotme të qyterëve serbë në veri, për të cilët tha se janë njerëz të instrumentalizuar nga Serbia.

    Qalaj ka theksur se raste të tilla janë parë edhe më herët në Kosovë, në periudhën e para dhe pas luftës.

    “Këta njerëz që i pamë në protestë janë të instrumentalizuar nga shteti i Serbisë, janë njerëz që Serbia i ka detyruar të dalin aty, janë kryesisht pensioner, gra e fëmijë. I kemi parë këto skena para e pas luftës në shumë raste. E kam pritur këtë situatë pas fjalimit të presidentit të Serbisë në Këshillin e Sigurimit” ka shtuar ai.

    Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj. Në një njoftim të publikuar të hënën BQK ka prezantuar Planin e veprimit shtesë.

    Artikuj të ngjashëm

    “Operonte pa licencë në Kosovë”, BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje” në veri

    Guvernatori i BQK-së paralajmëron rënien e normave të interesit të kredive gjatë 2025-ës

    Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.