Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qalaj për dorëheqjen e Mehmetit: Largimi i tij ishte i imponuar nga Qeveria, shkarkimi i tij ishte ‘punë e kryer’ që një javë

    30/08/2022 18:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Qalaj për Sinjalin ka thënë se shkarkimi i Mehmetit ishte ‘punë e kryer’ që një kohë, pasi që sipas tij Qeveria ka qenë ë pakënaqur me punën e tij.

    “Fillimisht mendoj kjo dorëheqje është e imponume nga Qeveria, nga ministri, ai duhet të shkarkohej këto ditë, meqenëse Qeveria ka qenë e pakënaqur me punën e tij. Kjo pasi Policia ka shkuar në veri për vendimin mbi reciprocitetin mbi dokumente dhe targa, pa një plan të qartë, ka qenë e hutuar plotësisht dhe prej atij momenti sipas informatave të mia që shkarkimi i tij ka qenë punë e kryer”, tha Qalaj.

    Ish-drejtori i Policisë ka thënë se Mehmeti ka dëmtuar më së shumti Policinë e Kosovës si në aspektin profesional e po ashtu edhe nga aspekti i humbjes së integritetit.

    “Kushdo që vije pas tij, do të jetë drejtor më i mirë, për shkak se do ta dëmtojë më së paku Policinë e Kosovës. Është dashur të largohet shumë më herët sepse është njeriu që ka instalu një sistem të keqmenaxhimit”, tha Qalaj.

    Ai është deklaruar edhe lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ku ka thënë se pret të jetë profesional.

    “Roli i opozitës është shumë minor meqenëse drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga kryeministri. Është proces zgjedhor ku  kanë drejtë konkurrimi nga grada major e kolonel e më lart, pastaj bëhet një përzgjedhje. Uroj që kushdo që zgjedhet, të jetë një njeri profesional, pra të ketë më së pari backgroundin”, përfundoi Qalaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Qalaj i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës

    Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet, por të mos krijohen probleme me partnerët tanë

    Qalaj për arrestimin e Arsenijeviq: Policia duhet të turpërohet nga veprimi

    Të Fundit

    Gjykata Themelore ia cakton 1 muaj paraburgim të dyshuarit që ia shpërtheu veturën UD. drejtorit të QKUK-së

    Raportohen shpërthime vetëm pak orë pas shpalljes së armëpushimit mes Indisë dhe Pakistanit

    Sami Lushtaku ndan foto duke kremtuar fitoren e Drenicës

    Mbledhja e Këshillit të VV-së u mbajt në UP, Lushaku-Sadriu: Nuk respektuan pavarësinë institucionale të UP-së, e përdorën si vegël politike

    Behrami për VV-në: Nga Konjufca tash te Haxhiu, çfarë degradimi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.