Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qalaj: Mospërkrahja e rezolutës për lirim të rrymës, tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti

    09/02/2024 09:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka hedhur kritika në drejtim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për mos-kalimin e Rezolutës për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Qalaj ka përmendur kritikat që dikur Lëvizja Vetëvendosje i bënte në Kuvend për çmimet e energjisë. Ai thotë se veprimet e sotme janë në kundërshtim me deklarimet e tyre sa ishin në opozitë.

    “Ju e dini që pjesë e kampanjës së VV-së në zgjedhjet e fundit qendrore ka qenë edhe çmimi rrymës që sipas tyre në atë kohë ka qenë shumë e shtrenjtë ndërsa sot veprimet e partisë në pushtet janë te kundërta, pra ata e shtrenjtojnë rrymën për çdo ditë dhe kjo është bërë një barrë e madhe për qytetarët e Kosovës”, thotë Qalaj për EO.

    Qalaj konsideron se shtrenjtimi i energjisë është vërejtur nga të gjithë ekonomitë familjare dhe se mospërkrahja e kësaj Rezolute sipas tij “tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti”.

    “Ju e dini gjatë seancës së kaluar kemi biseduar dhe kemi pasur temë çështjen e ngritjes së rrymës dhe përveç deputetëve të opozitës nuk kemi pasur asnjë diskutim nga deputet e pozitës pra ata me njëfarë mënyre qëndrim zyrtarë kanë që ngritja e çmimit të rrymës është në rregull dhe sikurse ata të mos jetonin në Kosovë. Mendoj që secili konsumatorë pavarësisht gjendjes së tij ekonomike ka parë që çmimi i rrymës ka qenë dyfishuar, disa raste i trefishuar dhe vazhdon të jetë dhe mendoj që kjo është e pa pranueshme dhe është duke e dëmtuar secilën ekonomi familjare në Kosovë. Mosvotimi apo abstenimi i deputetëve të VV-së që të përkrah rezolutën e cila i bënte thirrje Qeverisë dhe institucioneve tjera për zvogëlimin e çmimit të rrymës, mendoj që tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti”, u shpreh Qalaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Qalaj i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës

    Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet, por të mos krijohen probleme me partnerët tanë

    Qalaj për arrestimin e Arsenijeviq: Policia duhet të turpërohet nga veprimi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.