Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Qalaj: Hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të shkuar në veri

    08/09/2023 15:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashiq Qalaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë nga ndërkombëtarët që Policia të marrë leje për të vepruar në veri të vendit. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë.

    Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it, Qalaj thotë se kjo është bërë falë veprimeve të pakoordinuara të kryeministrit Kurti me aleatët.

    Duke folur për vizitën e deputetëve në selinë e NATO-s, Qalaj thotë se përfaqësuesit e NATO-s kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri.

    “Ne kemi qenë një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Kosovës në vizitë në asamblenë parlamentare të NATO-s dhe pak a shumë i kemi pritur këto qëndrime të cilat janë shprehur dej në konferencën për shtyp nga sekretari i NATO-së dhe presidentja e Kosovës. Me qenë se tërë kohën sa kemi qenë ne në vizitë pra gjithë deputetë e partive politike që kemi përfaqësuar atë delegacion, shqetësimi kryesorë ka qenë veriu dhe shqetësimi kryesor ka qenë po flasë nga pala e NATO-së de-eskalimi sa më i shpejt i situatës në veri. Në këtë frymë e shoh edhe deklaratën që e ka dhënë sekretari i NATO-së edhe pse për mua është i çuditshëm çështja e involvimit të njësive speciale të Policisë në deklaratën e tij. Mirëpo kjo është si pasoj e një mos koordinimit  të veprimeve të qeverisë së Kosovës, Ministrisë se Brendshme me partneret tanë strategjikë”, thotë ai, për EO.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkesë e as një kufizim qe njësia speciale e Policisë së Kosovës të marr leje nga KFOR-i për të vepruar në veri.

    “Deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkese, as një kufizim, as një marrëveshje që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar të sigurisë. Po e përsërisë, deri më tash është hera e parë që kërkohet që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i për prezencën e saj në veri, po flas për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Dhe unë mendoj që atë që kemi thënë si opozitë tërë kohën mendoj që Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë që veprimet i ka ndërmarr në veri pa koordinim me partnerët tanë e sidomos pa koordinim me SHBA-në”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës

    Vuçiq bën propagandë, i reagon Policia e Kosovës

    Laboratori i drogës në Prishtinë, gjykata i lë në paraburgim dy persona

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.