Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    PZAP-ja gjobitë subjektet politike me 75 mijë e 500 euro

    31/01/2025 22:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka gjobitur gjoba në vlerë prej 75 mijë e 500 eurosh subjektet politike të cilat garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  ka publikuar vendimet e marra për gjoba të datës 30 janar. 75 mijë e 500 euro është vlera e gjobave të cilat ua ka shqiptuar PZAP-ja subjekteve politike.

    Koalicioni për Kosovën fituese që i prinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është gjobitur me 20 mijë euro, meqë kryetari i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj, i cili i përket AAK-së, e ka quajtur të pafytyrë dhe pakurrizore kandidaten për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla.

    “Sipas Panelit, përmbajtja e deklarimeve të tilla konsiderohet gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt znj. Gërvalla dhe kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe të përçarjes”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

    Me dy gjoba me nga 10.000 euro është sanksionuar Partia Demokratike e Kosovës. Njëra i është shqiptuar për brohoritjet e mbështetësve të PDK-së afër tubimit të Vetëvendosjes në Skenderaj, ndërsa tjetra për sharjet dhe fyerjet në rrjete sociale, shkaku i këtij tubimi.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur kryesisht për posterat në hapësira publike, me katër vendime në vlerë prej 17.500 eurosh. Kurse, Koalicioni për Familje është gjobitur me 7 mijë e 500 euro, për shkak të gjuhës kundër komunitetit LGBTI+.

    Lëvizja Vetëvendosja është gjobitur me 5.000 euro, për një deklaratë të një simpatizanti, i cili në medie i ka paraqitur partitë opozitare si të afërta me Milan Radoiçiqin dhe me Serbinë. Po me 5.000 euro gjobë PZAP-ja e ka sanksionuar edhe Listën Serbe për vendosje të posterave në hapësira publike. Kurse, një kandidat i Partisë së Ashkalinjve për Integrim është gjobitur me 1 mijë euro  për përpjekje që të mbledhë vota, duke u shpërndarë ndihma familjeve të varfra.

    Artikuj të ngjashëm

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.