Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Pyetni bishtat e ShIK-ut”: Sami Kurteshi i akuzon qeveritë e kaluara për zhdukjen e mostrave të Deharit

    13/08/2024 08:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sami Kurteshi, njeriu i Vetëvendosjes në KQZ, është kthyer në qendër të vëmendjes prej ditës së djeshme.

    Ai doli me disa letra në dorë, i lexoi ato fjalë për fjalë, dhe shpjegoi komplet rastin Dehari. Megjithatë, nuk e zuri në gojë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe djegien e IML-së që ndodhi gjatë pushtetit të VV-së.

    I pyetur në RTV Dukagjini për zhdukjen e mostrave, besoni apo jo, Kurteshi akuzoi ShIK-un dhe pushtetet e kaluara.

    “Këto duhet t’i pyesni të gjithë bishtat e SHIK-ut edhe të pjesës së kriminalizuar brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë nuk e di. Menaxhimi është proces ligjor profesional. Fajtorët i gjen prokurori me policinë, nuk i gjen ministrja. Dikush e menaxhon këtë, por nuk i di të gjitha gjërat. Edhe SHKK është në kuadër të MD-së, por nuk e kontrollon me diktat sikur partitë e tjera. Këtë ke me bo, këtë njeri ke me dërgu. Në çdo gjykatë, rrethanat i studion, dhe bazë rrethanave nxjerr vendim, e këtu nuk nxjerr vendim. S’ka asnjë përgjegjësi ministrja, asnjë s’ka. Po, është djegë. Edhe i nderuar gazetar, për këto veprime, humbin mostrat edhe digjet ndërhyn Policia, Prokuroria, e gjen shkaktarin”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Sami Kurteshi akuzon AGK-në: Aleancë e grupeve kriminale

    Kabashi: Presidentja do të duhej ta shkarkonte Sami Kurteshin nga KQZ-ja, e obligon ligji

    Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sulm ndaj zyrtarit të KQZ-së

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.