Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Putini i gatshëm për negociata dhe takim me Trumpin: Lufta ndoshta nuk do të kishte ndodhur, nëse ai do të ishte president

    24/01/2025 18:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Russië, Vladimir Putin raportohet se ka sugjeruar se pushtimi i Ukrainës mund të mos kishte ndodhur, nëse Donald Trump do të ishte president i Shteteve të Bashkuara gjatë asaj kohe.

    “The Guardian” raporton se këto deklarata Putin i ka bërë për një gazetar të një televizioni shtetëror.

    “Nuk mund, pos të pajtohem me të se po të ishte ai president – po të mos i ishte vjedhur fitorja në vitin 2020 – atëherë ndoshta nuk do të kishte një krizë në Ukrainë që nisi në 2022” – ka thënë ai.

    Të mërkurën, Trump shkroi në rrjetin social “Truth Social”:

    “Le ta përfundojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte nisur asnjëherë po të isha unë president. Mund ta bëjmë në mënyrën e lehtë, apo në të vështirën – por rruga më e lehtë është gjithmonë më e mirë”.

    Në anën tjetër, Putin foli edhe për një takim të mundshëm, duke thënë se janë gati për negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    “Ne i besojmë deklaratave të presidentit aktual për gatishmërinë e tij për të punuar bashkë. Jemi gjithmonë të hapur për këtë dhe gati për negociata. Do të ishte më mirë për ne që të takoheshim, bazuar në realitetin e së sotmes, për të folur qetë” – ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

    Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

    Trump përuron burgun e rrethuar nga aligatorët: Për të shpëtuar vraponi zigzag

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.