Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten.
Bëhet e ditur se biseda ishte e gjashta e njohur publikisht pasi Trump u kthye në detyrë.
Së fundmi është bërë viral momenti kur Putini u largua me nxitim nga një seancë plenare e forumit Strong Ideas for a New Time të mbajtur nga Agjencia për Iniciativa Strategjike për të promovuar projekte të reja.
Ai i kërkoi falje prezantuesit dhe turmës dhe njoftoi se do të ketë një telefonatë me Trumpin, përcjell Telegrafi.
“Ju lutem, mos u zemëroni. E kuptoj që mund të flasim më shumë, por është e sikletshme ta bësh Trumpin të presë, ai mund të ofendohet”, tha Putin.
Ndryshe, presidenti amerikan e kishte njoftuar telefonatën në një postim në Truth Social.
Megjithatë ai tha më pas se ishte i zhgënjyer nga telefonata