Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të mërkurën, gjatë së cilës raportohet se kanë rënë dakord që duhet një përfundim i menjëhershëm i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.
Sipas njoftimit nga Kremlini, Reuters raporton se Putin ka përsëritur gatishmërinë e Rusisë për të vepruar si ndërmjetës në mënyrë që të gjendet një zgjidhje diplomatike për shqetësimet e Izraelit dhe Perëndimit lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Bëhet e ditur se Putin gjithashtu e informoi presidentin e Emirateve për bisedimet e tij të fundit me disa liderë të huaj lidhur me krizën dhe stabilitetin rajonal.