Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pushohen hetimet ndaj Gent Tiganit – ishte arrestuar dhe paraburgosur për veprën penale të dhunimit

    04/07/2025 11:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Janë pushuar hetimet për Gent Tiganin, i cili ishte raportuar në korrikun e vitit të kaluar se kishte dhunuar një vajzë në pyll.

    Sinjali ka siguruar dokumentin zyrtar të Prokurorisë Themelore në Pejë, me të cilin zyrtarisht pushohen hetimet penale kundër Gent Tiganit, i cili më herët ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim si i dyshuar për veprën penale të “Dhunimit” nga neni 227 paragrafi 4.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në dokumentin me numër PP/I nr. 53/24, të datës 1 korrik 2025, Prokuroria bën të ditur se:

    “Hetimet pushohen sepse nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri kishte për ta kryer këtë vepër penale.”

    Sipas aktvendimit, hetimet kishin nisur më 13 korrik 2024, pas kallëzimit të bërë nga S. A. K e cila kishte raportuar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Gent Tiganin, e që më pas ishte cilësuar si vepër penale e dhunimit.

    Pas një viti hetimesh dhe veprimesh hetimore, përfshirë ekzaminimin klinik, mjeko-ligjor dhe ADN-së, Prokuroria ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin penal ndaj të pandehurit.

    Me këtë vendim, Gent Tigani shfajësohet nga akuza më e rëndë që kishte rënduar mbi të dhe rasti konsiderohet i mbyllur, përderisa nuk paraqiten fakte të reja.

    Artikuj të ngjashëm

    Emisarja britanike: Jo qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja te zbatimi

    Alarm në Los Angeles, vdesin tre policë, shpërthimi shkatërron qendrën e stërvitjes

    Thaçi “zbulon shokët” e togerit të policisë të arrestuar për spiunazh

    Të Fundit

    Emisarja britanike: Jo qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja te zbatimi

    Alarm në Los Angeles, vdesin tre policë, shpërthimi shkatërron qendrën e stërvitjes

    Thaçi “zbulon shokët” e togerit të policisë të arrestuar për spiunazh

    Sa serioze është gjendja e presidentit amerikan? – Trump u diagnostikua me pamjaftueshmëri kronike venoze

    Deputetja e Nismës: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.