Ish-komandanti Rrustem Berisha, ka folur rreth Betejës së Koshares, në 26 vjetorin e fillimit të saj.
Ai ka thënë së rënia e Sali Çekajt është përjetuar jashtëzakonisht vështirë.
Po ashtu, ai ka theksuar se detyrë mjaftë e vështirë ka qenë edhe momenti se kur është dashtë të lajmërohen familjarët për rënien e ushtarëve.
‘‘Edhe ramjen e Sali Çekajt e kemi përjetua jashtëzakonisht vështirë. Problemi më i madh ka qenë se si me i lajmërua prind që ju ka vra djali për liri, kjo u kanë ndoshta detyra më e vështira sidomos për ne që e kemi drejtua betejën e koshares. Kryesisht Shtabi, zingjiri komandues, shumicën e rasteve i kam thirr edhe vetë në telefon dhe jua kom komtu lajmin. Ka pas prind që nuk folke 20-30 sekonda, po ka pas edhe raste kur ka thane: Liria pa gjak nuk fitohet. Pushka e tij s’bon mu nal, ka pas raste edhe masi ju ka vra djali, ka ardh ose vëllai ose djali edhe e ka vazhdu luftën deri në çlirim përfundimtar’’, ka thënë ai për T7.