Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, krijohen kolona të gjata

    30/07/2024 08:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë po vazhdojnë. Qytetarët po presin në kolona të gjata e në pluhur. Ata shprehen të lodhur nga kjo gjendje, por ka prej tyre që janë optimistë se kjo rrugë do të përfundojë shumë shpejt.

    Kolonës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë nuk i shihet fundi. Krahas punimeve, është vështirësuar edhe qarkullimi në këtë rrugë.

    Qytetarët që e përshkojnë këtë rrugë çdo ditë, thonë se janë lodhur nga pritjet e gjata në kolona.

    “Shumë është ngarkesë e madhe, janë ardhur qytetarë nga jashtë, kanë marrë kerre me qira dhe e kanë bërë kolona të gjatë. A është e mundimshme me e bë këtë rrugë çdo ditë. E tepërt, e tepërt”.

    Por, ka prej tyre që besojnë se pritjes po i vjen fundi, RTK.

    “Po, besoj që ka me u kry shpejt”.

    Punimet po vazhdonin të hënën në segmentin Lum i Madh-Gojbulë, ndërkohë që në segmentin nga Smrekonica deri në Mitrovicë ende nuk kanë filluar punimet, por një gjë e tillë pritet të ndodhë sivjet, pas sigurimit të fondeve.

    “Sipas marrëveshjes që u nënshkrua nga MInistria e Financave dhe Fondi Saudit për Zhvillim, rreth 13 milionë euro do të investohen këtu në segmentin Smrekonicë-Mitrovicë që përfshinë rreth 5 kilometra”

    Punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë kanë nisur në vitin 2009. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një dekadë, segmenti 30 prej kilometrash ende nuk ka përfunduar.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    Vjedhja në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, Imami Labinot Maliqi apelon për bashkëpunim me Policinë

    Sofalia me shkollë për 720 nxënës, ja kush ishte investitori

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.