Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Pulmologu Morina apelon për lënien e duhanit: Shkak kryesor i shtrimit në spital

    06/06/2023 14:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pulmologu, Besim Morina thekson se pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve të parakohshme, madje sipas tij, duhanpirja është edhe një prej shkaktarëve kryesor të shtrimit të pacientëve në spital. “Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes së parakohshme në botë.

    Ajo është shkak i një numri të madh të sëmundjeve, të sistemit respirator parësisht, si dhe sistemeve te organeve tjera si ato zemrës e enëve të gjakut, të laringut, lukthit etj. Duhanpirja është shkaktari i drejtëpërdrejtë edhe i kancerit të mushkërive, që është edhe kanceri me vdekjeprurës në Kosovë. Njëra prej semundjeve me te shpeshta te frymemarrjes per te cilen shume paciente te moshes se mesme dhe te shtyer kerkojne ndihme mjekesore,Bronkiti kronik, shkaktohet nga duhanpirja.

    Ai karakterizohet me nje kolle kronike, kelbaze e shpesh edhe veshtiresi ne frymemarrje e lodhje. Në vendin tonë kjo paraqet një prej shkaktareve kryesore edhe të shtrimit në spital”, shprehet doktori.

    Gjatë bisedës, pulmologu Morina vë në theks edhe shqetësimin e tij  për ringritjen e numrit të përdoruesve të duhanit dhe nënprodukteve të tij, si cigarja elektronike, duke thënë se kjo rrit rrezikun nga sëmundjet dhe humbja e funksionit mushkëror.

    “Pas një rënie të trendit të duhanpirjes, për fat të keq e kemi vërejtur një ringritje e numrit të përdoruesve të duhanit dhe produkteve të tij (përfshirë cigaret elektronike e shishat) sidomos nga moshat e reja. Kjo është shqetësuese, pasi potencialisht nëse fillohet me pirjen e duhanit që në moshe të re, kohëzgjatja e duhanpirjes e me këtë edhe rreziku nga sëmundjet dhe humbja e funksionit mushkëror është më i madh”, nënvizoi ai.

    E pikërisht për po të njëjtën arsye, doktori rekomandon që të parandalohet fillimi i përdorimit të duhanit e produkteve të tij, apo ndërprerja sa më herët e duhanpirjes, pasi sipas tij edhe edhe përfitimimet janë më të mëdha.

    Artikuj të ngjashëm

    A janë produktet e duhanit me ngrohje rrezik i ri për shëndetin?

    Duhanpirësit besojnë se nikotina shkakton kancer, por kjo është e vërteta

    Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit antiduhan, nga 1 mijë deri në 3 mijë euro

    Të Fundit

    Tentuan të futen ilegalisht në Kosovë, arrestohen dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.