Pulisic mungon ndaj Arsenalit, rezultoi pozitiv për COVID-19

Ylli i Chelseat, Christian Pulisic, do të mungojë në ndeshjen ndaj Arsenalit të dielën në Premier League pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ka konfirmuar trajneri i “Bluve”, Thomas Tuchel.

22-vjeçari ka rezultuar pozitiv të mërkurën dhe ka munguar në stërvitjet në ditët pasuese. Tani i duhet të izolohet për 10 ditë siç parashohin rregullat në Mbretërinë e Bashkuar.

Vetë lojtari ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv, por ka shtuar se s’ka simptoma, teksa ka bërë të ditur se është vaksinuar ndaj virusit.

Chelsea nisi fuqishëm sezonin me fitoren 3:0 ndaj Crystal Palacet të shtunën. Pulisic realizoi golin e dytë të ndeshjes.

Reklama