sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pula kujton rolin e amerikanes Brantley në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

    04/07/2021 17:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Luljeta Pula, profesoreshë dhe veprimtare e çështjes kombëtare, ka rrëfyer për kontributin e amerikanes Eva Brantley, doktor shkence e çështjes së të drejtave të njeriut, në ditën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, 1990.

    Pula ka shkruar se Brantley se më 1 korrik kishte mbërritur në Kosovë nga Amerika, duke kërkuar që më 2 korrik, të dilnin para Kuvendit dhe të lejohej shpallja e Deklaratës.

    “Meqë regjimi nuk lejonte futjen e delegatëve në Kuvend, ata hezitonin të bënin shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë jashtë ndërtesës së Kuvendit. Juristët e Parlamentit nuk e dinin a do të jetë ajo valide nëse shpallet jashtë objektit. Eva ftoi tri here me radhë sekretarin e Kuvendit dhe i tha qe të fillonin shpalljen e Deklaratës dhe i siguroi që ajo do të jetë valide. Sapo u kishte thënë herën e trete, delegatët filluan shpalljen dhe neve të dyjave na arrestuan”, shkruan profesoresha Pula në Facebook.

    Ajo thotë se lirimi i tyre pas gjashtë orësh ndodhi vetëm me intervenimin e Departamentit Amerikan, derisa si masë ndëshkuese, regjimi i atëhershëm, ia ndaloi Brantley hyrjen në territorin e Jugosllavisë për tri vjet.

    “Desha ta tregoj të vërtetën e pathënë për 2 Korrikun dhe Deklaratën e Pavarësisë! Sepse e quaj të rëndësishme të them se kontributi i Evës ishte krucial dhe vendimtar për shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 2 korrik. Pa të nuk jam fare e bindur se kjo ngjarje historike do të ndodhte më 2 korrik. Mbase do të ndodhte më vonë. Por kurrë nuk dihet se çfarë mund të sajonte pushteti për ta penguar atë. Si fjala vjen burgosjen e ndonjë delegati për të pamundësuar kuorumin”, ka shkruar tutje ajo.

    Pula kritikon institucionet se nuk i dhanë asnjëherë mirënjohje amerikanes për kontributin në Kosovë, dhe se nuk ishte kujtuar asnjëherë në shënimin e përvjetorit të 2 Korrikut.

    “Një dekorim i saj post-mortum mbase do të ishte ndjesë për këtë shpërfillje e mosmirënjohje të pafalshme.”

    Artikuj të ngjashëm

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Të Fundit

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Scholzi kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë

    Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.