Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    19/06/2025 14:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Auditorët e pavarur kanë publikuar raportin e auditimit, mbi pasqyrat financiare të partive politike.

    Në mesin e raporteve gjendet edhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i përbërë nga pasqyra e pozitës financiare deri më 31 dhjetor të vitit që lëmë pas.

    “Gjatë auditimit tonë, kemi konstatuar se Subjekti Politik LDK ka paraqitur një kontratë shitblerjeje për një pjesë të objektit dhe një kontratë qiraje për një pjesë tjetër të objektit që përdoret si seli qendrore. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij objekti vazhdon të mos jetë e mbuluar me dokumentacion të plotë pronësie, si fletët poseduese, ose me kontrata të vlefshme qiraje, pavarësisht se subjekti politik ka deklaruar dhe paguar tatim në pronë për këtë objekt në vlerë prej 765.00 euro për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2024. Mungesa e dokumentacionit të pronësisë dhe qirasë kufizon aftësinë tonë për të verifikuar ekzistencën, tërësinë dhe saktësinë e vlerës së pasurive të regjistruara në pasqyrat financiare” bëjnë të ditur auditorët.

    Në përgjithësi, auditorët vlerësues te LDK-ja kanë gjetur mungesë të procedurave të tenderimit për blerje, mospërmbushje të kërkesave për kontroll të brendshëm dhe mungesë të dokumentacionit për zyrat e pashpalosura.

    Për dallim nga viti 2023, kur LDK-ja deklaroi toka, objekte dhe pajisje në vlerë prej 27 mijë e 459 euro e 34 centë, vlera e tyre për vitin 2024, sipas deklarimit, është 136 mijë e 111 euro e 23 centë.

    Në total, pasuritë afatshkurtra dhe afatgjata të LDK-së, gjithnjë sipas vlerësimit të auditorit deri më 31 dhjetor 2024, kanë vlerë prej 139 mijë e 717 euro e 52 centë.

    Partia ka deklaruar detyrime afatgjata në vlerë mbi 162 mijë e 607 euro, dhe detyrime afatshkurtra në vlerë prej 200 mijë e 986 euro.

    Gjatë vitit 2024, LDK-ja deklaroi të hyra me vlerë 643 mijë e 47 euro dhe shpenzime me vlerë prej 594 mijë e 398 euro e 8 centë.

    KËTU mund të lexoni raportin e plotë të auditimit.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet për një takim afro 2 orësh në mes të Limajt e Abdixhikut

    Hazi del me një deklaratë: Emri i kryeministrit dhe i presidentit kalojnë kah zyrat e LDK-së

    Paris Guri tallet me kandidaturën e Hajrulla Çekut në Prishtinë: Si me kandidu unë në Bulqizë

    Të Fundit

    Auditori: Të hyrat e PDK-së për vitin 2024 ishin mbi 1 milionë euro

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Zjarri tragjik në Koçan – Një nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.