Korrespondenti afatgjatë i BBC dhe Al Jazeera, Slobodan Stupar ka publikuar një foto të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku shihet duke dëbuar familjen Barbaliq nga Zemuni vetem se ishin kroatë.
Këto ditë do të bëhen 25 vjet që nga tentativa e dëbimit me forcë të familjes kroate Barbalić nga banesa e tyre në Zemun dhe gazetarit Slobodan Stupar, një nga themeluesit e redaksisë së ish-kultit Radio B92 dhe një redaktor prej kohësh i BBC-së. Redaksia serbe, kujton atë ngjarje.
Ai në Twitter ka postuar një foto të protestës që u zhvillua para banesës së rrëmbyer dhe në të cilën shihet presidenti i sotëm serb, Aleksandar Vuçiq, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i radikalëve të Shesheljit.
“Këto ditë janë bërë 25 vjet nga dëbimi i familjes Barbaliq nga Zemuni nga Vuçiq. Ai ka vjedhur mobilje, gardërobë, piktura, fotografi, kujtime… Më pas (në vitin 1997) ka bërë një fotografi në Zemun me pankartën “Baroviq (avokat ) dhe Barbaliqi janë ustashët Ky është presidenti i të gjithë qytetarëve të Serbisë!, ka shkruar Stupar.
Në vitin 1997, ndërsa Vojislav Sheshelj ishte kryetar i Komunës së Zemunit, banesa e familjes Barbalić u vodh nga radikalët për t’u vendosur në të Ljiljana Mijoković, më vonë u martua me Mihajlović, sekretarin e Partisë Radikale Serbe të Sheshelj.