sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria mbi 68%

    05/07/2021 09:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit publikoi rezultatet e provimit shtetëror të maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në të gjithë vendin.

    Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind. Prej këtij rezultati, 68.36 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 përqind në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.

    Rezultatet e provimit shtetëror të maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.

    Provimi i mbajtur më 26 qershor, është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 177 qendra të testimit.

    Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues. Po ashtu, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

    MAShTI thotë se është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

    Artikuj të ngjashëm

    MAShT publikon datat e mbajtjes së provimit të arritshmërisë

    ​Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet Aftësisë së Kufizuar

    Pupovci flet për dorëheqjen: Ia kam komunikuar Kurtit e Nagavcit që nga tetori

    Të Fundit

    Merret vendim që Ylber Topalli të kthehet në krye të detyrës, u shkarkua jashtëligjshëm

    Dentisti tregon pse s’duhet lagur furça e dhëmbëve para se të vendosni pastën

    Ish-diplomati amerikan zbulon mesazhin e ShBA-së që fshihet pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe”

    Sa zgjasin sulmet e migrenës?

    Dy simptoma të sklerozës që shfaqen në shumicën e rasteve të sëmundjes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.