Forcat mbrojtëse të Ukrainës sulmuan dy anije patrullimi ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Sulmi ndodhi herët në mëngjes gjatë ditës së enjte ndërsa informacioni u bë publik në orët e vona të asaj dite.
“Forcat e mbrojtjes filluan sulmet ndaj dy anijeve patrulluese Vasiliy Bykov, projekti 22160, të flotës pushtuese ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Anijet u dëmtuan”, njoftoi komanda ukrainase.
Projekti 22160 është një klasë e anijeve patrulluese. Rusia përdor katër anije të këtij lloji: Vasily Bykov, Dmitry Rogachev, Pavel Derzhavin dhe Sergey Kotov.
Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov njoftoi se një nga dy anijet që u sulmuan ishte Sergey Kotov, transmeton Telegrafi.
Fedorov ndau një video të një anijeje sipërfaqësore pa pilot duke sulmuar një anije ruse. Shërbimi Informativ i Mbrojtjes ka konfirmuar për “Drejtësinë e Ukrainës” se në video shihet sulmi në anijen
“Sergei Kotov”.
The Ukrainian Armed Forces hit two Russian ships of the "Vasily Bykov" type this morning. It is reported that the ships were damaged. This was reported by the strategic command of the AFU. pic.twitter.com/jJQ82ltNtK
— NEXTA (@nexta_tv) September 14, 2023
Footage of a maritime drone attack on a Russian warship, presumably the "Vasily Bykov", has appeared. pic.twitter.com/6L3LDLrY3P
— NEXTA (@nexta_tv) September 14, 2023