Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet e momentit ku i vihet lënda plasëse hotelit “Bizant” në Sarandë.
Hoteli dykatësh është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha kanë pësuar edhe në bizneset dhe banesat deri në 500 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera nga shpërthimi i fortë.
Sipas raportimeve, gati 30 biznese përreth zonës së hotelit janë dëmtuar nga ky shpërthim.
Hoteli ishte në pronësi të shtetasve Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu, të cilët ishin në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2012.