Lajme
Publikohen pamje të reja: Momenti kur Policia hyri brenda Manastirit të Banjskës pas sulmit terrorist

Sot u shënua përvjetori i dytë i sulmit terrorist serb në Banjskë. Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë.
Nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gjatë këtyre dy viteve kohëpaskohe kanë dalë pamje nga aksioni i Policisë kundrejt këtij sulmi.
Pamje të tilla kanë dalë edhe sot, ku shihet nga afër operimi i pjesëtarëve policorë në Manastirin e Banjskës të Zveçanit, për të kontrolluar objektin nga i cili grupi terrorist serb po sulmonin Policinë e Kosovës.
Pamje: