Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Publikohen fragmente nga ditari i burgut i Navalnyt, ja çka shkroi ai

    12/10/2024 15:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Disidenti rus Alexei Navalny, i cili ishte kundërshtari kryesor politik i presidentit Vladimir Putin, para vdekjes së tij në shkurt, besonte se ai do të vdiste në burg, sipas kujtimeve të tij nga një ditar i cili pritet të publikohet më 22 tetor.

    Bëhet e ditur se New Yorker botoi fragmente nga ditari i burgut të Navalnyt edhe më herët.

    “Do ta kaloj pjesën tjetër të jetës në burg dhe do të vdes këtu”, shkroi ai më 22 mars të vitit 2022.

    “Nuk do të kem askënd që t’i them lamtumirë. Të gjithë përvjetorët do të festohen pa mua. Nuk do t’i shoh kurrë nipërit e mi”, kishte shkruar opozitari rus.

    Navalny ka qenë i dënuar me 19 vjet burg nën akuzat për “ekstremizëm” në një koloni penale të Arktikut.

    Vdekja e tij më 16 shkurt në moshën 47-vjeçare tërhoqi vëmendje të madhe, ku shumë fajësuan Putinin.

    Navalny u arrestua në janar të vitit 2021 pas kthimit në Rusi pasi pësoi një emergjencë të madhe shëndetësore nga helmimi në vitin 2020.

    “E vetmja gjë që duhet të kemi frikë është se do ta dorëzojmë atdheun tonë për ta plaçkitur një bandë gënjeshtarësh, hajdutësh dhe hipokritësh”, shkruante ai më 17 janar të vitit 2022.

    Siç raportohet, ditari i titulluar “Patriot”, do të dalë nga botuesi amerikan Knopf, i cili po planifikon gjithashtu një version rus.

    “Është e pamundur të lexosh ditarin e burgut të Navalnyt pa u indinjuar nga tragjedia e vuajtjes së tij dhe nga vdekja e tij”, shkroi redaktori i New Yorker, David Remnick.

    Në fragmentin e fundit të botuar në revistë, të datës 17 janar 2024, Navalny i përgjigjet pyetjes që i bënë shokët e tij të burgosur dhe rojet e burgut: pse u kthye në Rusi?

    “Unë nuk dua të heq dorë nga vendi im ose ta tradhtoj atë. Nëse bindjet tuaja nënkuptojnë diçka, ju duhet të jeni të përgatitur të ngriheni për to dhe të bëni sakrifica nëse është e nevojshme”, kishte shkruar ai. 

    Artikuj të ngjashëm

    Navalny mund të ketë vdekur nga helmimi në burg, thotë grupi hetues

    Mbështetësit e Navalny do të organizojnë protestë simbolike

    Publikohet fotoja e arkivolit të hapur të Navalnyt (FOTO)

    Të Fundit

    Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend takimet pas Aktgjykimit

    Aksident trafiku në Prishtinë, nuk dihet për të lënduar

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.