Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të bisedës telefonike mes saj dhe kryeterroristit serb Milan Radojçiq, shkruan GazetaDemos.
Ajo shprehet se “këta të njejti”, me këto inqizime po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha që janë bërë gjatë bisedës me deputetin Slavko Simiq, e cila u bë në qershor të viti 2022.
“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime. Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë”, shkroi ajo.
Tutje, Kusari-Lila shkruan se me 9 shkurt do të marrin përgjigje, duke shtuar se Radojçiq dhe abshkëpuntorët e tij nuk do të kthehen më kurrë në Kosovë.
“Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkul”, përfundoi Kusari-Lila.