Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ‘Publikimi i bisedave nga LDK’, Ramadani: Nënkupton se mungon debati i brendshëm ose është shtjerr pa rezultat!

    05/04/2025 09:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Politologu, Burim Ramadani, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.Ai foli në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimit e fundit në LDK, siç ishte publikimi i bisedave në grupin “Viber’.


    Ramadani tha se LDK-ja mbetet ‘shpija më demokratike’ në kuptimin e partive politike në Kosovë’.Por i njëjti potencoi se nëse debati i brendshëm, vazhdohet jashtë, kjo nënkupton se mungon debati i brendshëm.

    “Unë besoj se LDK-ja mbetet ‘shpija më demokratike’ në kuptimin e partive politike në Kosovë edhe për shkak të traditës por edhe për shkak të vlerës që përfaqëson. Por nëse debati vazhdohet jashtë, në studio televizive, në opinionin publik kjo nënkupton ose mungon debati i brendshëm ose ai është shtjerr pa rezultat. Si i tillë mendoj që LDK-ja, ndoshta edhe partitë e tjera, por po flasim për LDK-në sepse ka rëndësi në skenën politike, e ka jashtëzakonisht të rëndësishme edhe të ruaj strukturën e vet. Personalisht kam respekt të jashtëzakonshëm për zotin Hoti edhe si intelektual edhe si ish-Kryeministër por nëse debati nuk ekziston brenda normal që bëhet jashtë. Nëse janë të vërteta dhe të sakata ato që janë publiku ato janë çështje për të cilat LDK-ja nuk duhet ta adresojë gishtin tek të tjerët por ta rris debatin brenda në mënyrë që të përparojë në kontributin e vet për shtetin e Kosovës. Paramendo në një situatë ku sipas meje…’koncepti i sigurisë kombëtare rrezikohet nëse kemi Qeveri Kurti 3′ e kemi një parti opozitare, vendimtare në këtë rast LDK-në e cila po merret brenda vetes. Pra nuk po flasim për nivele të njëjta të përgjegjësisë politike për shtetin e Kosovës” tha Ramadani në Blic Interview

    Artikuj të ngjashëm

    Ramadani: Kolapsi energjetik të hetohet si sabotim ndaj shtetit

    Deklarata e Kurtit për sulme në veri, Ramadani: Shpërqëndrim për qytetarët, tema reale është mungesa rrymës

    Çka është lufta hibride? Ramadani e shpjegon në termat më të thjeshtë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.