PSG-ja vazhdon me fitore, mungojnë Messi e Neymar

Paris Saint-Germaini ka shënuar edhe fitoren e tretë në Ligue 1 nga po aq ndeshje.

Në xhiron e tretë, PSG-ja ka mposhtur Brestin si mysafir 4:2. Ander Herrera, Kylian Mbappe, Idrissa Gueye dhe Angel Di Maria realizuan golat për ekipin e Mauricio Pochettinos.

Te vendasit shënuan Franck Honorat dhe Steve Mounie.

Edhe në këtë ndeshje nuk janë ftuar ylli argjentinas, Lionel Messi, braziliani Neymar dhe spanjolli, Sergio Ramos.

Reklama