Sport

PSG e nis si Kampion, fiton bindshëm ndaj Atalantas

PSG e ka nisur me fitore sezonin e ri të Champions League, ashtu si e mbylli të vjetrin.

Kampioni në fuqi, para tifozëve vendas në ”Parc des Price” e mposhti skuadrën e Atalantas, me rezultat bindës, 4-0.

Marquinhos hapi serinë e golave qysh në minutën e 3-të të ndeshjes.

Në minutën e 39-të, Khvicha Kvaratshkelia dyfishoi rezultatin.

Skuadra e Luis Enriques nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

Nuno Mendes në minutën e 51-të dhe Goncalo Raos në 90+1, u shtuan në listën e golashenuesve

Artikuj të ngjashëm

Back to top button