Gjesti ka ndarë publikisht sfidat e tij personale, duke përfshirë marrëdhëniet komplekse me familjen e tij në Pejë.
Në një intervistë, ai kishte rrëfyer se ka bërë veprime që kanë zhgënjyer dhe lënduar familjen e tij, gjë që e shtyu të largohej nga shtëpia dhe të përballej me vështirësi të shumta, si fjetja në rrugë dhe mungesa e ushqimit.
Gjesti gjithashtu ndau se ka pasur një raport të tensionuar me babain e tij, duke përmendur se kur i dërgonte bukë, babai e hidhte jashtë.
Gjesti, aktualisht është një nga personat më të përfolur mediatikisht dhe në rrjet./Kosovarja/