Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pse u përplas Thaçi me Berishën, Islami: Në Shqipërinë e Berishës, krerët e UÇK-së ishin në ‘listë të zezë’

    16/10/2022 18:52
    Par3199330
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në vitet ’90, por edhe viteve të fundit kishte disa mospajtime mes Hashim Thaçit dhe Sali Berishës, e që në shumë raste nuk kursenin as akuzat mes njëri-tjetrit.

    Njëri nga bashkëpunëtorë e ngushtë të Thaçit, Bedri Islami në emisionin “n’Demos” ka folur për zanafillën e këtij raporti.

    “Duhet ta dijmë që në kohën kur qeveriste Berisha, shërbimi informativ në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës hartuan një listë me figura të ndryshme të UÇK-së të cilët ishin të padëshirueshëm në Shqipëri. Hashimi për shumë kohë, ai është njeri i pastër politik, e ruajti distancën me ngjarjet e kaluara pa dashur të kthej çështjen në përplasje politike. Edhe pas luftës veproj njësoj, deri sa Sali Berisha hodhi akuza ndaj tij, e ai më pas shpërtheu, bile i thash duket si paske lexuar mirë librat e mi se i përsërite fjalët”, është shprehur ai, përcjell GazetaDemos.

    Për dallim nga pushteti në atë kohë, në Shqipëri kishte persona të tillë që i ndihmonin në forma të ndryshme ushtarët e UÇK-së.

    Një i tillë ishte edhe “Plaku i Shishmarit”, ku së bashku me djalin e tij ishin bazë e fortë për çlirimtarët e viteve ’90.

    “Qerim Kelmendi ka patur dy nofka, në organizatë e ka patur “Shpirt madhi”, ndërsa në UÇK është njohur si “Dema”, ai ka qenë ushtari i parë i plagosur i UÇK-së, ai është plagosur në një aksion që kanë zhvilluar afër Pejës, me Ardian Krasniqin dhe disa shokë të tjerë, Zahiri e ka tërhequr në Shqipëri për t’u kuruar, ka qenë një bazë aty në Shqipëri është quajtur “Plaku i Shishmarit”, ai dhe djali i tij Astriti kanë qenë në lidhje të vazhdueshme me grupin e Llapit dhe Dukagjinit. Kur është vrarë Zahir Pajazitit, Ardian Krasniqi ka qenë pikërisht tek “Plaku i Shishmarit”, edhe duke parë lajmet dëgjon se është vrarë Zahir Pajaziti dhe nuk e ngrit kokën, kur e çoj kokën tha ky është “Ismeti”, qenka vrarë “Ismeti”, pra shumica prej tyre janë njohur me nofka”, ka deklaruar Bedri Islami.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

    Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

    Baton Haxhiu – Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje

    Të Fundit

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Kusari- Lila: Një nga pasojat e moskonstituimit të kuvendit deri më 26 korrik mund të jetë marrja e mandateve

    Bekë Berisha: Votone këdo që është i propozuar nga LVV, të gjithë të njëjtë janë

    E rëndë: Humb jetën në rrethana të dyshimta i riu nga Lipjani

    Qalaj : PDK s’ka vota për Haxhiun

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.