Pse shprehitë më të këqija të punës nuk mund të ndryshohen lehtë?

Pandemia ishte një mundësi e artë për të rregulluar shprehit më toksike të kulturës së punës, mirëpo shumë njerëz gjatë kësaj periudhe vetëm sa i përkeqësuan këto shprehi.

Në fillim të vitit 2020, derisa pandemia filloi të përhapet në të gjithë botën, pothuajse çdo industri u detyrua të ndryshonte mënyrën e puës.

Ekspertët e menaxhimit e cilësuan këtë si potencialisht pozitive, për të hequr kështu disa nga elementet toksike të punës.

Disa nga këto elemente konsiderohen prezantimi, lavdërimi i punës së tepërt dhe paragjykimet e ndryshme, shkruan BBC.

Për vite me radhë, është pranuar gjerësisht se shumë elemente të kulturës moderne të punës janë problematike dhe madje edhe dëmtuese për procesin e punës.

Në dekadat e fundit, teknologjia në ndërmarrje të shumta ka futur një nivel të ri konkurrence dhe shpejtësie.

Pothuajse kujtdo iu dha mundësia të punonte në çdo kohë dhe në çdo vend, gjë që çoi në mbingarkesë, puë jashtë orarit, por edhe ë lavdërime të shumta.

Sidoqoftë, kur u përhap COVID-19, bizneset në të gjithë botën u detyruan të ndalonin puën ë zyra, por kjo nuk ndihmoi që shprehit e këqija të ndryshoheshin.

Reklama