Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Pse Kaia Kallas, do zbarkoj në Ballkan?

    21/05/2025 15:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Shkruan: Fadil Maloku

    (Ose; Çfarë pret Kosova nga Përfaqësuesja e Lartë ( “Zonja e re e Hekurt”) e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi?

    Shikuar me “dioptrinë” e një sociologu të globalizmit, mendoj që; Zbarkimi i kryeministres së Estonisë, Kaia Kallas në Kosovë, përveç shumë benefiteve simbolike, ka edhe peshë e rëndësi të jashtëzakonshme; politike, diplomatike po shlirë mund të themi edhe një peshë gjeostrategjike në këto kohëra drithërimesh e kërcënimeve rajonale, kontinentale e globale.

    E themi kështu për shkak të profilit dhe “peshës specifike” që ajo ka marr në diplomacinë evropiane sidomos pas kërcënimit të sigurisë dhe zhvillimeve pas agresionit rus në Ukrainë.

    1. Pesha dhe rëndësia (gjeo)strategjike; Kjo zonjë që në qarqet diplomatike, njihet (epitetin; “Zonja e re e Hekurt”me portretin e figurës shumë të zëshme në BE lidhur me; mbrojtjen e vlerave të demokracisë perëndimore; me qëndrimet tejet të prera ndaj kërcënimeve agresive të Rusisë; pastaj, me mbështetjen e fuqishme që ia adreson viktimizimit të Ukrainës; si edhe me prononcimet jo edhe aq eufemiste ndajë dialogut Serbi -Kosovë, në fakt dëshmon midis tjerash, se e njëjta me vizitën në Kosovë, ka për qëllim edhe; a) Rikthimin dhe forcimin e partneritetit politik të Republikës së Kosovës, që ishte lënduar padrejtësisht me sanksione (!) nga burokratët e mëhershëm të Brukselit, si pjesë integrale dhe shpresëdhënëse për proceset integruese të Ballkanit Perëndimor. Ku natyrisht do shqyrtohen edhe moduset diplomatike edhe për gjetjen e ngërçit që u shkaktua nga “patatja e nxehtë” që u konsistua me Marrëveshjen Franko-Gjermane. Ardhja e saj, pa dyshim është edhe një simbolikë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, veçanërisht në këtë kohë kur Serbia haptas (me vizitën e Vuçiqit në Moskë) e dëshmoj se e ka problem me qenë sferë e interesit të vlerave euro-atlantike; b) Qartësimin e mesazhit lidhur me nisjen e një fillimi të ri homegjenizues që pritet të ndodh në një të ardhme të afërt me “unitetin” e luhatur evropian që befas u vë në “shtratin e Prokrustit” të Presidentit Amerikan, Donald Trump.

    2. Pesha dhe rëndësia diplomatike; Zbarkimi i Kaja Kallas, duhet të këndvështrohet edhe nga “dioptria” e një “Diplomacie të solidaritetit demokratik”, ku sipas planimetrisë së re (shpresojmë!) evropiane, Kosovës po supozoj se duhet t’i jepet një mbështetje altruiste. E për të cilën, na nevojitet një diplomaci shumë më efektive, shumë me praktike e pragmatike, e jo sosh e “turra vrapit” si ishte deri me tani. “Demokracia e solidaritetit demokratik”, pa dyshim mëvehtëson e nënkupton edhe restaurimin e ca “paragrafeve” të sferës së sigurisë dhe stabilitetit rajonal që u lëkundën e edhe u kërcënuan shumë seriozisht me agresionin e Serbisë (rasti; Radojçiq) mbi KFOR-in(thyerjet dhe rrahjet brutale të ushtarëve!?) mbi Kosovën.

    3. Çfarë mund të presim ne si Republikë, nga kjo vizitë? Kujtoj që pritjet tona duhet të jenë modeste (shkaku; i defensivave diplomatike dhe ngërçit të shkaktuar nga “shizofrenia politike” e elitave tona), por, edhe me rezerva. Them kështu, shkaku, se na mbanë shpresa për; një mbështetje më të theksuar ndërkombëtare; një nxitje për rritjen e përfaqësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare; një shpresë me garancione për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e më pastaj edhe në NATO. Natyrisht, shpeshherë dëshirat me ambiciet janë në shpërputhje, por, nëse e përmbledhim shpresën e Republikës, kujtoj që nga kjo vizitë duhet të na ndodh një ngritje (të paktën simbolike) e profilit të shtetësisë sonë në qarqet ndërkombëtare. E sidomos tani kur na janë rralluar dukshëm vizitat e liderëve perëndimorë… shkaku i pa përgjegjësisë sonë…

    (Autori është profesor dhe sociolog)

    Artikuj të ngjashëm

    Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit

    Punime në rrjet, KEDS me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Parashikimi i motit për sot: Diell e vranësira

    Të Fundit

    Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit

    Punime në rrjet, KEDS me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Parashikimi i motit për sot: Diell e vranësira

    E rëndë: Vdes një 15-vjeçar pas një vetëaksidenti me biçikletë

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.