Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Pse ju merr uria natën vonë dhe ç’mund të bëni për këtë?

    07/07/2021 14:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka shumë arsye që mund të ndiheni të uritur gjatë natës, sipas ekspertëve.

    “Shihni nëse keni me të vërtetë uri apo thjesht s’keni çfarë të bëni tjetër në shtëpi. Ose mbase ndonjë emocion tjetër që po ndjeni?

    Shumë shpesh, ky është rasti”, thotë Lisa Young, mjeke. “Nëse është fiziologjike, është e mundur që nuk keni ngrënë mjaftueshëm gjatë ditës ose në darkë, veçanërisht nëse keni anashkaluar proteinat”.

    Hannah Brilling, nutricioniste, shton se “karbohidratet e thjeshta – që gjenden në ushqime si orizi i bardhë, patate dhe makarona – treten më shpejt, duke bërë që ne të ndihemi të uritur më shpejt sesa në rastet kur konsumojmë proteina, yndyrna dhe fibra”.

    Është gjithashtu e mundur që uria juaj e natës të lidhet me gjumin. Shpesh, ndjenja e urisë shkaktohet nga netët ku ju flini vonë, ose kur keni probleme me gjumin. Njerëzit, ndonjëherë, e trajtojnë pagjumësinë me ushqim.

    Merrni parasysh se cila është marrëdhënia juaj me ushqimin natën: A ndjeni se duhet të hani me patjetër, përndryshe nuk shkoni dot për të fjetur? Mblidhni disa të dhëna duke vëzhguar sjelljen tuaj gjatë netëve, për të parë se çfarë po ndodh vërtet me ju.

    Si mund t’i parandaloni dëshirat gjatë natës?

    Filloni duke shkuar në shtrat herët dhe kini kujdes se çfarë hani për darkë.

    “Duket pa kuptim, por ngrënia e tepërt – veçanërisht një vakt me karbohidrate të larta – mund të shpejtojë kohën ose të rrisë intensitetin e urisë më vonë,” shprehet dr. Brilling. “Sigurohuni që vakti i fundit i ditës të përmbajë jo më shumë se 25 përqind karbohidrate dhe përpiquni të zgjidhni drithëra të papërpunuara si quinoa, thjerrëzat ose fasulet. Pjesa tjetër e pjatës është idealisht e mbushur me perime.”, raporton Kosovarja.

    Nëse jeni akoma të uritur përsëri para gjumit, nuk ka problem – nuk duhet të ndiheni kurrë keq për përgjigjet e trupit tuaj.

    Ne kemi uri natën sepse, përveç arsyeve të sjelljes, hormoni i urisë grelin rritet në mbrëmje. Pra, si e luftoni? E thjeshtë, nuk e luftoni. Nuk ka asgjë të keqe me ngrënien natën, për sa kohë që marrja kalorik

    Artikuj të ngjashëm

    Ja si të zvogëloni ndjenjën e urisë

    Jeni vazhdimisht të uritur edhe pse ushqeheni shpesh

    Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, sa duhet të pini

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.