Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama pas samitit: Skuadër bashkërenduese nën kujdesin e KiE

    16/05/2025 19:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Do të kemi një skuadër bashkërenduese të Komunitetit Politik Evropian nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian për një seri temash.

    Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e Danimarkës, Mette Frederiksen, shkruan A2CNN.

    “Për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej. Diskutuam për të investuar më shumë në iniciativa, në ato fushatat evropiane që i përkasin këtij komuniteti politik dhe në ato vende që nuk i përkasin ende BE dhe që nuk do t’i përkasin ndonjëherë”.

    “Dita ka qenë e frytshme, patëm një sërë tryezash të rrumbullakëta, një seri temash diskutimi. Patëm përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga danezët. Ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian. Kjo është një sintezë e përgjithshme të asaj çfarë bëmë sot”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, ai u shpreh se Evropa duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj dhe për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtjes, duke ngritur pikëpyetje mbi armëpushimin në Ukrainë.

    “Unë besoj se kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me emrin e vetë Evropës. Evropa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili. BE është produkt i një ëndrre fëmijë, që askush nuk do e besonte, por ja që ndodhi”.

    “Ndaj besoj që po, na duhet të bëjmë ato që është folur për mbrojtjen. Kemi një të ardhme që duhet ta ndërtojmë. Ka edhe një pikëpyetje, pse duhej pritur Donald Trump që të merrte në konsideratë armëpushimin? Sepse ne ishim të apasionuar ndaj një kauze të drejtë, por humbëm terren në diplomaci”.

    Artikuj të ngjashëm

    Del rrallë në publik, gruaja e Ramës flet për fitoren e tij: Po lidhet filli me atë çka ëndërruam në 91-ën

    Rama në konferencë me Macronin: Rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese

    Rama pas Samitit: Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.