PSE BRE FRAN? PSE BRE VLLA?

Mos lyp varg prej meje, vëlla!Vargun ma vrave me ikjen tâne!Mos prit të të thëm lamtumirë, nuk mundem,

As zemra s´ma banë, as fjala nuk del

Ani, ani … veç dije mirë, nuk më dole n´fjalëJo jo, nuk më dole, paçka se vetëm kësaj here

Por, kjo më mjafton të idhnohem n´ty

Nuk ma the fjalën e mräme, vëllaAh … ah, fort e deshte Atdheun, Token e t´At´s

Mbushun e stërmbushun mallë, n´vrap drejt tij”Deka s´bân me t´nxanë gafil”, m´thojshe,”Burrat vdesin n´kâmë t´veta, djalo”,

Unë jâm djalë i midis tri sukave t´DukëGjinit, o çun o””Rrâjtë e mia jânë n´Shkarpë t´Mirdit´s, n´Fishtë t´Zadrimës e nNovëSelë t´Rek´s”!

Ah, jo jo, djalosh,

Unë nuk t´vi n´kortezh,Nuk du me t´pa t´shtrimë, t´du n´kâmë si gjithmonë,

T´du njashtu t´rreptë aq sa t´urtë, burrë fjale,

T´du vertikal o Atdhetari jèm,

Ta du lapsin që e ngjyeje n´gjak zemre e vargu rridhte prej shpirti

O po, po bre po,

Pleqninë e bâjshim dert me e kalu orëve letrare

Po ti m´i luejte fjaltë,

E unë do ta mbajë fjelen, atje ku t´shkoj do t´jeshë edhe ti

Eh, mos ma kërko lamtumiren vëlla,

Jo, nuk e thëm dot, ti je mes nesh, ndryshe s´bâhet qe besa Unë t´shoh qysh t´njoha … i gjallë, i shkrepshëm…

Mentor Thaqi 23 Gusht 2021(Në dhimbje të madhe e me lotë në sy …)

SHOQ

Po t´ishe lindur n´Rekë t´Keqe,i Palushëve do ishe, n´Dushkajë i Çarrëve,n´Has t´Thatë i Gjonëve, Malushëve,n´Podgurë i GurrëKocëve …Pastaj, nuk do ishe i mes Tri Sukave,as i afër BabaLloqit, Biteshit, Cërmjanit besa shumë më largë 7 Copë Llukëve,e qebesa edhe largë … largë … Vokshit!

Po … as i Fshatit t´Ri s´do ishe,i atij vendgjenezës së Nënë Terezës,as i Dujakës … e ku dhe ku … e as aty diku … e as tëhu …Po ani de, jo të gjithë janë …

Rekjanë,po Dukagjinas … janë … janë … sigurisht, Dardanë!

Epo … je Tanush nga Derë e Dukë Gjiniti bujarisë së këndej Drinit,me rrajë e skajë n´Brigje Mirdite, diku lugut t´Fanit, diku shtratit t´Drinit,diku kah Mrizi i Zanave, kah Mali i Thanave, diku … n´Legjendë të Shtatë Shaljanëve me zemër, me ëndje, me mëndje Shoq…!

Mentor Thaqi VS., 7 Mars 2016

Reklama