Partia Socialdemokrate ka njoftuar se nesër në ora 13:00 do të mbajë aksion simbolik te pika kufitare në Merdar.
“Nesër, me datën 9 tetor (e mërkurë), nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik te pika kufitare në Merdarë.”
Dje kryeministri Kurti njoftoi se është ndërruar masa e sigurisë ndaj mallrave serbe, pas presionit të Gjermanisë lidhur me CEFTA’n.
Ndërkaq, PSD pak më parë bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.