Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    ​PSD ia shtron tepihun e kuq ministrit Latifi

    07/09/2022 13:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Socialdemokrate ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për keq menaxhim në sektorin e shëndetësisë.

    Përmes një aksioni në Qendrën Emergjente në QKUK, socialdemokratët i vendosën tepihun e kuq ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi që të vijë ta vizitojë këtë klinikë.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të PSD-së:

    QKUK-ja është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur a ka pas ndonjë ndryshim nga qeveria e shpresës e 14 shkurtit. Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve.

    I kemi pas dy figura kryesore të pushtetit në shëndetësi. Rifat Latifi dhe Arben Vitia. Njëri nuk po zbret prej aeroplanit, tjetri drejtor në Spital Privat. 

    Gjendja në QKUK sot është veç ma e rëndë: mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve. 

    Ministri i Shëndetësisë lobon për Liberalizim të Vizave.

    E dimë që shëndetësia ka shumë probleme. As nuk presim ato të adresohen menjëherë. Problemi është që puna as nuk ka nisur. Ministri nuk po shihet e angazhimi i tij s’po vërehet. 

    Ne kemi sjellë këtë tepih të kuq për të. Ndoshta kështu do ta bindim që t’ia fillojë punës, mbase nxitet nga luksi e glamuri. Sepse deri më tani kemi parë një ministër i cili është totalisht jashtë realitetit. 

    E realiteti është ky: çdo dy ditë largohet nga një mjek nga Kosova. Këta gjashtë muaj janë larguar 95. Deri në fund të vitit pritet që të largohen 200. Ne nuk po shohim asnjë lëvizje serioze apo hapa konkret nga ana e Qeverisë për të adresuar këtë problem. E në ndërkohë janë 600 mjekë të papunë. Ky është paradoksi i mospunës së kësaj qeverie. Angazhim as për të papunët as të punësuarit. Këto do të duhej të ishin arsye të mjaftueshme që sindikata e re e shëndetësisë t’i bashkohet protestës. E nuk e bën, sepse është mekanizëm i vendosur e i kontrolluar nga vetë pushteti. Ndryshimi i 14 shkurtit që ka prodhuar veç disiplinë. 

    Fajin për qeverisjen e keqe e menaxhimin e gabuar në shëndetësi shpesh ua kemi lënë punëtorëve shëndetësor. E të njëjtit megjithatë janë mirë të vlerësuar jashtë Kosovës. 

    Andaj është koha e fundit që Ministri i Shëndetësisë të merr përsipër përgjegjësitë që i takojnë dhe të reagojë ndaj gjendjes alarmante. Ose le ta shkelë këtë hapësirë, ose le të jep dorëheqje.

    Artikuj të ngjashëm

    Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet

    Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

    Molliqaj: Refuzimi i Kurtit është i drejtë, por propozimi i LDK-së është rrugë e pamundur

    Të Fundit

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.