Partia Socialdemokrate e ka quajtur Albin Kurtin “plastelinë” që sipas tyre për pushtet bën gjithçka.
PSD ka marrë shkas nga vizita që Kurti ia ka bërë sot rezidencës së rinovuar të ish-presidentit Rugova.
“Paradite paska shku te Rugova, renovimet e shtëpisë me ia pa, pasdite ia paska thanë kangës Mora Fjalë. Dje i fliste UÇK-së, pardje Jugosllavisë, dikur ilegales. Vota pushtet, Albini plastelinë”, thuhet në reagim.
Sipas PSD-së, kur pushteti bëhet qëllim në vetvete, ai merr formë dëshire që kërkon përjetësimin e vetes.
“Kështu, vetja dhe pushteti janë e njëjta gjë. Pa pushtet tutesh, për pushtet bën gjithçka”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Paradite paska shku te Rugova, renovimet e shtëpisë me ia pa, pasdite ia paska thanë kangës Mora Fjalë.
Dje i fliste UÇK-së, pardje Jugosllavisë, dikur ilegales. Vota pushtet, Albini plastelinë.
Kur pushteti bëhet qëllim n’vetvete, ai merr formë dëshire që kërkon përjetësimin e vetes. Kështu, vetja dhe pushteti janë e njëjta gjë. Pa pushtet tutesh, për pushtet bën gjithçka.
Kush kërkon me i pajtu kontradiktat është konformist dhe instrumentalizues. I fshin kontradiktat kur ato t’pengojnë. Kush do t’i japê fund historisë, sapo i ka dhënë fund vetes. Historia vazhdon, veç paska ndodhë diçka me dhelpër dhe me bisht, bota është këtu.
Historia ka shumë figura. Figurat kanë edhe dritëhijet e tyre. Përpjekjet për të homogjenizuar janë perpjekje për të fshirë. Ka tregime të ndryshme për të njëjtën gjë – normale. Historia vetë nuk është lineare, por as nuk ecën me një marsh – ka diakroni.
Historia ama e ka një gur prove, një moment të arrestit kohor – një Ngjarje. Ngjarja dëshmi për neve është UÇK-ja. Çdo interpretim pa këtë gur prove është traditë konformiste.