Partia Socialiste do të zhvillojë të martën në orën 17:00 mbledhja e Asamblesë Kombëtare.
Në rend të ditës do të jetë fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ndërkohë mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti do të flasë sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
Asambleja e PS, e mbledhur 3 muaj më parë vendosi edhe për zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste me 1 anëtar 1 votë.