Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Provokojnë sërish serbët, përurojnë sheshin me flamur gjigant afër urës së Ibrit

    27/09/2022 15:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Serbët e veriut sërish kanë provokuar duke përuruar sot krejt afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, sheshin “Vëllezërit Milic”, të cilët humbën jetën gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

    Në këtë shesh përveç përmendores së ndërtuar, serbët kanë vendosur edhe flamurin e Serbisë me dimensione gjigante i cili tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend, e që qytetarët shqiptarë nga jugu po e shohin si provokim.

    Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Borisllav Tajiq, duke e quajtur aksionin e NATO-s si të keqe të paskrupullte, ka pranuar humbjen e Kosovës nga Serbia

    “Të përballur në Kosovë me të keqen e paskrupullte të aksionit ajror të NATO-s në tërë territorin e atëhershëm të Jugosllavisë, duke përdorur forcën, dhe duke mos marrë parasysh të drejtën dhe drejtësinë, është vënë në pyetje humbja e territorit dhe njerëzve, zhdukja e shtetit serb, lirisë, nderit, shpirtit serb, si dhe emrit dhe mbiemrit serb”, ka thënë Tajiq.

    Ndërkaq, Aleksandar Spiric, kryetari i komunës paralele në veri të Mitrovicës, ka porositur se deri sa të ekzistojë edhe vetëm një serb në Mitrovicë, heronjtë e tyre do të kujtohen.

    “Nga ky shesh porosis se derisa edhe vetëm një serb ndodhet në Mitrovicë, do të jetojnë heronjtë tanë”, theksoi Spiric.

    Ndryshe, në këtë ceremoni përveç qytetarëve, morën pjesë edhe përfaqësues të shtetit të Serbisë, deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës, ministri Goran Rakic, kryetarë të komunave veriore, si dhe përfaqësues të institucioneve paralele në ver

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq: Kurti do që ta hapë urën mbi Ibër për t’i dëbuar serbët nga Kosova

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.